11 Prill 2025, 13:49
Nga N.F
Takimi
TURQI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias. Osmani gjatë vizitës së saj në Turqi është takuar edhe me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Presidentja përmes një postimi në Facebook shkruan se se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.
“Presidenti Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, shkruan ajo.
Më tej Osmani thekson se presidenti turk është një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën e tyre, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit të vendit.
“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron në Turqi ku do të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalias.

osmani erdogan
Politike
11 Prill 2025, 13:44
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës ele...
Politike
11 Prill 2025, 13:15
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në çelje të fushatës elektorale ka dhënë një intervistë ku ka treguar dis...
Politike
11 Prill 2025, 13:07
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Kryedemokratin Sali Berishën nuk e ka etiketuar si buf, por e ka konstatuar. Duke folur një i...
Politike
11 Prill 2025, 13:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme ardhjen e strategut të Donald Trump, Chris LaCivita në fushat&...
Politike
11 Prill 2025, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se pikam e fushtës elektorale të PS-së është anë...
Politike
11 Prill 2025, 12:34
E. D
slogani
TIRANË- Partia Socialiste ka zbuluar ditën e sotme sloganin, që do ti shoqërojë gjatë gjithë fushatës elekt...
Politike
11 Prill 2025, 11:56
N.F
Mediu
TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e GJKKO. Dit&...
Politike
11 Prill 2025, 11:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar ditën e sotme përmes një postimi në "F...
Politike
11 Prill 2025, 11:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar për takimin e radhës me diasporën. Lideri i opozit...
Politike
11 Prill 2025, 11:23
I.A
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri...