Politike

"Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta," Osmani takohet me presidentin Ahmed al Sharaa në Turqi: Të gatshëm të ndajmë përvojën tonë në ndërtimin e institucioneve demokratike!

Osmani përmes një postimi në "Facebook" shkruan se ky takim i parë me presidentin sirian dhe se është një takim për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.

11 Prill 2025, 14:42 Nga N.F
"Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta," Osmani
Takimi

TURQI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias. Osmani pas takimit të saj me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë edhe presidentin sirian, Ahmed al Sharaa.

Osmani përmes një postimi në "Facebook" shkruan se ky takim i parë me presidentin sirian dhe se është një takim për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi mes dy vendeve. Ajo shtoi se Kosova dhe Siria ndajnë të njëjtën dhimbje dhe sfida prandaj Kosova mund ta ndihmojë Sirinë në ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.

Njoftimi i plotë:

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

"Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta," Osmani

osmani

Sondazh

Poll