Art&Argëtim

“Kapiteni im”/ Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit

17 Janar 2020, 08:38 Nga DOSJA
“Kapiteni im”/ Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet

TIRANË- Vajza e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, i ka kushtuar një dedikim prekës humbjes së të atit.Bora ka publikuar dje një foto bardh e zi  me të atin shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht:

“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.

Ditën e djeshme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bora ferri vdes aktori shqiptar xhevdet ferri bora ferri vdes aktori shqiptar xhevdet ferri

Sondazh

Poll