Sport

Policia ndalon dhe i 'sekuestron' makinën… yllit të Chelseat

Autoritetet do të kontrollojnë gjithashtu nëse Audi RSQ8 i Moisés Caicedo e ka sigurim të përditësuar.

10 Prill 2025, 18:04 Nga DOSJA
Policia ndalon dhe i 'sekuestron' makinën… yllit të

ANGLI - Policia angleze ka sekuestruar makinën e Moisés Caicedo pranë terrenit stërvitor të Chelsea, pasi futbollisti ekuadorian u kap pa patentë shoferi të vlefshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ‘The Sun’, lojtari i Bluve që nënshkroi nga Brighton në vitin 2021, për 133 milionë euro, ka mbetur pa Audi RSQ8 (me vlerë 134 mijë euro), pasi u ndalua në një operacion policor dhe autoritetet tani do të përpiqen të kuptojnë nëse Caicedo, 23 vjeç, kishte të përditësuar edhe sigurimin e makinës.  

Kushdo që arrin në Angli, me leje drejtimi nga një vend tjetër, mund ta drejtojë makinën për 12 muaj, por më pas duhet të aplikojë për një patentë provizore, përveç provimit të drejtimit. 

Sipas një avokati anglez, i dëgjuar nga 'The Sun', lojtari pëson një dënim. "Për këtë lloj kundërvajtjeje mund të paguajë një gjobë, të humbasësh pike, ose t’i ndalohet drejtimi i automjetit. Në sytë e ligjit, drejtimi i automjetit pa patentë është një shkelje e rëndë."

Caicedo udhëtoi me skuadrën e Chelseat drejt Polonisë, ku blutë do të përballen të enjten me Legia e Varshavës në ndeshjen e parë të çerekfinales të Conferenca League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll