Aktualitet

EMRI/ Aksidenti në Berat, i plagosuri humb jetën në spital

Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

11 Prill 2025, 09:51 Nga E. D
EMRI/ Aksidenti në Berat, i plagosuri humb jetën në spital
pamje nga aksidenti

BERAT- 50-vjeçari i cili u aksidentua mëngjesin e sotën në Berat, ka nërruar jetë në spital. Eduart Ismaili si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur dot të mbijetojë. 

Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi F. P., 31 vjeç, dhe tjetri nga 50 vjeçari eduart Ismaili. 

Gjithashtu drejtuesi tjetër i mjetit, F. P., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë disa minuta më parë, mbi aksidentin në fshatin Moravë, njoftojmë se si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital.

Ndërkaq, shtetasi F. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

eduart ismaili

Sondazh

Poll