Bota

Izraeli dhe Egjipti kërkojnë kompromis për marrëveshjen e re të armëpushimit të Gazës

Zyrtarë të lartë izraelitë shprehen se është e mundur të arrihet një marrëveshje së shpejti. Propozimi egjiptian i publikuar në fillim të kësaj jave kërkon lirimin e tetë pengjeve të gjalla dhe tetë trupave në këmbim të një armëpushimi 40 deri në 70 ditë dhe një numër të madh lirimesh të terroristëve dhe të burgosurve palestinezë.

11 Prill 2025, 09:24 Nga N.F
Izraeli dhe Egjipti kërkojnë kompromis për marrëveshjen e re
Foto ilustruese


GAZA- Izraeli dhe Egjipti kanë shkëmbyer projekt-dokumentet me propozimet për një marrëveshje të re armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza. Ky veprim specifik synon të kapërcejë dallimet që ekzistojnë midis propozimeve të paraqitura nga negociatorët egjiptianë dhe atij të të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff.

Zyrtarë të lartë izraelitë shprehen se është e mundur të arrihet një marrëveshje së shpejti. Propozimi egjiptian i publikuar në fillim të kësaj jave kërkon lirimin e tetë pengjeve të gjalla dhe tetë trupave në këmbim të një armëpushimi 40 deri në 70 ditë dhe një numër të madh lirimesh të terroristëve dhe të burgosurve palestinezë.

Witkoff propozoi një marrëveshje muajin e kaluar që do të shihte lirimin e pesë pengjeve në këmbim të një numri të madh të të burgosurve palestinezë të sigurisë dhe një armëpushim dy mujor.

gaza izrael egjipt

Sondazh

Poll