Politike

Pranoi mandatin e Luan Ramës, Ralf Gjoni: Integriteti im nuk mund t’i shërbejë destabilizimit të vendit

12 Mars 2019, 19:23 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e Luan Ramës, Ralf Gjoni: Integriteti im nuk mund t’i

TIRANË- Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni dorëzoi ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit pranë KQZ pas pranimit të mandatit për të zëvëndësuar Luan Ramën.

Me anë të një statusi në Facebook, Gjoni shkruan se vendimi i marrë ka qënë më i vështiri në jetën e tij politike por ai kishte zgjedhur që t’i shërbente axhendës Euro-Atlantike.

“Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen…,“- e mbyll deputeti.

Postimi i plotë i Gjonit:

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lsi ralf gjoni djegia e mandateve te opozites lsi ralf gjoni

Sondazh

Poll