Sport

VIRALE/ Aktorja nëpërmjet një videoje, provokon tifozët e Realit: "Sidomos Rajs..."

Artistja Anne Hathaway ka befasuar ndjekësit e saj me një video, në të cilën tregon shumë qartë se kë mbështet.

10 Prill 2025, 16:21 Nga DOSJA

VIRALE/ Aktorja nëpërmjet një videoje, provokon tifozët e

SPANJE - Më 8 prill, Real Madridi pati një ditë të vështirë në ndeshjen çerekfinale të Champions League.

Bardhezinjtë ranë në duart e Arsenalit, në një ndeshje ku Declan Rice ishte yll me dy golat e tij, i cili së bashku me Mikel Merino, vulosën ndeshjen. 

Në këtë kontekst, shumë janë shprehur dhe kanë festuar fitoren e skuadrës angleze, përfshirë edhe yje të vërtetë.

E fundit që e ka bërë këtë është aktorja Anne Hathway, e cila postoi një video në mediat sociale që u bë virale.

Në klip, artistja e veesshur me fanelën e “Topçinjve” befason duke kënduar në mënyrë perfekte himnin e Arsenalit…

Mos harroni, ajo tashmë ka treguar aftësitë e saj në ‘Les Misérables’, dhe gjithashtu përfundon me disa fjalë për yjet e ndeshjes. “Urime veçanërisht për Rajs, veçanërisht për Merino, dhe veçanërisht, përsëri, për Rajs ”, thotë Hathaway. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll