Sport

Kylian Mbappé, nis sulmin kundër PSG-së për pagat e prapambetura…

Klubi francez i ka borxh lojtarit të Real Madridit rreth 55 milionë euro.

10 Prill 2025, 16:06 Nga DOSJA
Kylian Mbappé, nis sulmin kundër PSG-së për pagat e

FRANCE - Avokatja e Kylian Mbappé njoftoi të enjten se sulmuesi i Real Madridit ka vendosur të "kalojë në ofensivë" ndaj ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain, për mosmarrëveshjen për pagat mes tyre.

Për këtë qëllim, ai ka vendosur të punësojë një ekip prej tre avokatësh të specializuar në çështjet penale, të punës dhe çështjet gjyqësore për të siguruar pagesën e 55 milionë eurove që ai beson se PSG i detyrohet atij për paga dhe shpërblime të papaguara. 

Për më tepër, avokatja e lojtarit, Delphine Verheyden, konfirmoi se ajo i ka bërë apel UEFA-s për të parandaluar PSG-në të licencohet për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm për këtë arsye dhe bazuar në një nen të Rregullores që kërkon që të gjitha klubet të paguajnë lojtarët e tyre për të marrë pjesë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll