Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari 42-vjeçar humb jetën afër Karystos, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Greqi, në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos

10 Prill 2025, 20:00 Nga A.Ll
Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari 42-vjeçar humb jetën
Automjeti i aksidentuar ne Greqi

GREQI - Një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar është përplasur me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një shtetas grek 75 vjeçar. Përplasja ka qenë e forte dhe ka rezultuar me përmbysjen e automjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar që ishte në mjetin shqiptar.

Përveç viktimës, aksidenti ka shkaktuar plagosjen e katër personave të tjerë, përfshirë drejtuesin e mjetit shqiptar dhe tre pasagjerë grekë, të cilët janë transportuar në spital me lëndime të ndryshme – dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka mbetur me dëmtime më të lehta.

Një tjetër i plagosur është edhe drejtuesi i mjetit grek, i cili gjithashtu ka marrë dëmtime nga përplasja.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të liruar të lënduarit, dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim nga Komisariati.

aksidenti greqi vdes shqiptari

Sondazh

Poll