Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rexhina Merlika

Kolegji vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rexhina Merlika.

10 Prill 2025, 18:19 Nga M.B
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rexhina Merlika
Rexhina Merlika

TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 10 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Rexhina Merlika. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Merlikës.

Gjyqtarja Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 13 mars 2023, për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua e ishte e besueshme për pastërtinë e figurës dhe se arrinte nivel kualifikues për profesionalizmin.

Rexhina Merlika e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe u emërua kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin na detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë./ BIRN

kpa

Sondazh

Poll