Aktualitet

Agjentët e BKH-së "aksion" në Elbasan, Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel Çelës?!

Sipas informaioneve, Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun agroushqimor të familjes së Suel Çelës.

10 Prill 2025, 16:42 Nga M.B
Agjentët e BKH-së "aksion" në Elbasan, Policia refuzon
Suel Çela

ELBASAN- Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan ku kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut teksa janë ushtruar kontrolle edhe në disa biznese, por pa dhënë detaje. Sipas informaioneve, Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun agroushqimor të familjes së Suel Çelës.

Tregu agroushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.

Përveç funksionit të tij zyrtar, tregu shërbeu, sipas SPAK, edhe si bazë e organizatës së dyshuar kriminale mes viteve 2020-2022, një vend i paprekshëm nga policia, ku bëheshin takime të fshehta dhe jepeshin urdhra. Reputacioni famëkeq dhe një hetim i hapur nga SPAK nuk e pengoi Bashkinë e Elbasanit që të miratojë më 24 janar zgjerimin e territorit përmes një lejeje të dytë për treg agro-ushqimor në favor të kompanisë së babait të Çelës.

 

 

suel cela

Sondazh

Poll