Aktualitet

"Shpresoj që trupi i Ilarias mos të ketë qenë aty", flet miku i autorit: Me Samson festuam atë natë! E ftova të flinte tek unë, por ai kishte frikë të linte makinën vetëm

Ai theksoi se se Samson i kishte duart e fryra dhe ia kishte vënë në pah por 23-vjeçari ishte justifikuar se ishte përleshur me dy djem para shtëpisë së Ilarias.

10 Prill 2025, 14:24 Nga N.F
"Shpresoj që trupi i Ilarias mos të ketë qenë
Ilaria Sula

ITALI- Një nga miqtë e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, Maher Abouzeid ka zbuluar detaje nga takimi me 23-vjeçarin filipinas, Mark Samson pas krimit të rëndë. Abouzeid është shprehur se nuk e dinte se shoku i tij kishte kryer një akt aq të rëndë dhe se është takuar me të në mbrëmje pasi kishte vrarë Ilarian. 

Ai theksoi se se Samson i kishte duart e fryra dhe ia kishte vënë në pah por 23-vjeçari ishte justifikuar se ishte përleshur me dy djem para shtëpisë së Ilarias.

“Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha miku i autorit.

Abouzeid shtoi se me Mark kanë shkuar në një festë ku 23-vjeçari ka shfaqur shenja të ankthit dhe frikës sidomos për makinën e tij të cilën nuk donte ta linte vetëm. Ai theksoi se e ftoi mikun e tij të flinte te banesa e tij po Mark u frikësua të linte makinën vetëm. I riu u shpreh se shpresonn që trupi i Ilaria të mos ketë qenë në mjet natën që ata festuan.

“Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid.

“Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.

vrasja e ilaria sula

Sondazh

Poll