Politike

"Janë zero shanset që këneta të bindë shumicën që...", Rama: Kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë se ne?

Sipas tij, opozita ka shënuar humbje të herëpashershme, ndërsa shtoi se drejtuesit e saj i meritojnë humbjet. 

10 Prill 2025, 09:09 Nga r.ll
"Janë zero shanset që këneta të bindë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij në rrjetet sociale ka ironizuar edhe opozitën, së cilës i referohet si "këneta". Sipas tij, opozita ka shënuar humbje të herëpashershme, ndërsa shtoi se drejtuesit e saj i meritojnë humbjet. 

Rama tha se qytetarët e kanë mundësinë më 11 maj të distancohen nga ata, ndërsa tha se nuk ka forcë politike që i bën gjërat më mirë se PS.

“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për Shqipërinë për llumin që ishte ktu. Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb. Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak. Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken. Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua. Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll