Politike

Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.

9 Prill 2025, 21:30 Nga E. D
Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?
Grafiku

TIRANË- Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 majit është:

Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e tretë në nivel vendi tregojnë se: 40.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste

30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Dhe me radhë si më poshtë, 6.7% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 4.4% “Partia Mundësia” 1.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.1% Koalicionin Euroatlantik, 1% Partia Social Demokrate, 0.9% partitë e tjera. Ndërkohë 13.5% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje./Euronews Albania/

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll