Politike

"Noc Rrokun do marrësh", Rama i përgjigjet komentuesit: Do dilni shumë të trishtuar nga 11 maji

Sipas tij populli shqiptar nuk kthehet mbrapa, ndërsa iu bëri thirrje të durojnë edhe 30 ditë për të parë rezultatin zgjedhor.

10 Prill 2025, 08:59 Nga r.ll
"Noc Rrokun do marrësh", Rama i përgjigjet komentuesit: Do
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale i është përgjigjur disa komentuesve, ku një prej tyre shkruante "Noc Rrokun" do marrësh. 

Rama u shpreh se mbështetësit e kundërshtarëve të tij politikë do dalin "shumë të trishtuar" nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tij populli shqiptar nuk kthehet mbrapa, ndërsa iu bëri thirrje të durojnë edhe 30 ditë për të parë rezultatin zgjedhor dhe "kujt do t’i trokasë Noci tek dera".

"Mos e cysni Nocin, sepse sa më shumë e cysni, aq  më shumë do t’ju dhembi 11 maji, do dilnim shumë të trishtuar nga 11 maji. Lëreni procesin të bëjë të vetën. Ju keni të drejtën të mendoni si të doni, prapësht, por është e drejta juaj. Keni të drejtën të ëndërroni, të imagjinoni se në 11 maji do keni popullin me vete, gjë që nuk ju ndodh. Ju me popullin nuk keni përputhje për mënyrën si e shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat, sepse populli shqiptar nuk kthehet më prapa. Prisni duroni, edhe 30 ditë, pastaj do të shihni kujt do t’i trokasë Noci tek dera, e dhimbshme do jetë.", u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll