Politike

"Ai kopjon dhe imiton si majmuni"/ Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme...

Berisha garantoi se do të përdorë të gjithë mençurinë dhe eksperiencën e tij për të përzënë Ramën më 11 maj.

9 Prill 2025, 20:16 Nga E. D
"Ai kopjon dhe imiton si majmuni"/ Berisha: Rama nuk e kupton, por
Sali Berisha

LUSHNJË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantitmit të kandidatëve në qytetin e Lushnjës ka rikujtuar faktin që kryeministri Rama e thirr buf por pa kuptuar ai po i jep një epërsi te jashtëzakonshme. Berisha garantoi se do të përdorë të gjithë mençurinë dhe eksperiencën e tij për të përzënë Ramën më 11 maj.

Berisha akuzoi kryeministrin se e kopjon dhe imiton atë për çdo gjë dhe shtoi se do të prodhojmë çdo gjë 'Made in Albania', duke filluar tek bizneset e vogla e deri tek prodhimi i makinave. 

PJESË NGA FJALIMI:

Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju. Kopjon dhe imiton si majmuni. Sot deklaronte se do prodhojmë made in Albania makina ushtarake, jo mor jo do ta fillojmë me qumështin, me frutat me zarzavatet, do ta fillojmë me biznesin e vogël, me biznesin e madh, do të prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë. Shqipëria do jetë prodhuese dhe vetëm prodhuese.

sali berisha

Sondazh

Poll