9 Prill 2025, 19:05
Nga M.B
Gledis Gjipali
BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, ndërsa përfaqësues të institucioneve europiane raportuan për përgatitjet e qeverisë shqiptare për të siguruar më 11 maj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën. Gjipali tha se situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Sipas tij, kjo po ndodh ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve.
“Situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ne kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve. Mazhoranca, PS, po kërkon mandatin e 4 dhe po garon mbi premtimin për vazhdimin e reformave dhe bërjen gati të vendit për përfundimin e negociatave në 2027”, deklaroi Gledis Gjipali.
Nga ana tjetër, diskutimet e europarlamentarëve reflektuan aleancat që dy partitë e mëdha kanë në Bruksel, përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane mbrojtën tezat e PD, ndërsa të majtët në Parlamentin Evropian interesat e PS.
“Ne po flasim për një situatë shumë të polarizuar dhe ne po sjellim këtu këtë polarizim. Kjo nuk ndihmon marrëdhëniet e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian me vendin. Kur e diskutuam këtë seancë kolegët insistuan që ti japin një zë opozitës dhe e mbaj mend që thashë ne nuk jemi vendi për debatin e brendshëm politik, ne jemi Bashkimi Evropian. Dhe kolegu mori atë që donte ekzaktësisht, i dha zë opozitës. Ne ramë dakord të kishim këtu akademikë dhe pamë qëndrime shumë politike. Dhe unë do u bëja apel kolegëve, ju lutem frenohuni të mos përfshiheni në debate përpara zgjedhjeve”, u shpreh N.Sanchez Amor.
“Bazuar edhe mbi diskutimet sot, unë do doja të shprehja shqetësimin tim të thellë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nëse ka shqetësime serioze, ne nuk duhet t’i neglizhojmë ato, edhe pse social-demokratët duan të bëjnë kështu. A duhet të ndihmojmë Shqipërinë t’i shmangë disa gabime apo duhet të shqetësohemi pasi ato të ndodhin? Ne duhet të diskutojmë dhe të vëzhgojmë fushatën elektorale dhe zgjedhjet nga afër, pasi ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së votuesve dhe abuzimi me burimet shtetërore nuk janë gjëra të reja për Partinë Socialiste në pushtet. Për një vend kandidat për në BE, nuk është kjo mënyra si zhvillohen zgjedhjet”, tha Riho Terras.
gledis gjipali
Politike
9 Prill 2025, 18:52
M.B
Parlamenti Europian
BRUKSEL- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri p...
Politike
9 Prill 2025, 18:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHQIPËRI- Opinionisti Ilir Demaliaj ka goditur në hollin e një hoteli, kryetarin e Partisë Konservatore, nj&e...
Politike
9 Prill 2025, 18:26
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me obj...
Politike
9 Prill 2025, 18:20
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me obj...
Politike
9 Prill 2025, 18:16
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar PS se në kundërshtim me ligjin zgjedhor po shtron as...
Politike
9 Prill 2025, 18:08
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me obj...
Politike
9 Prill 2025, 18:13
A.Ll
TIRANË - Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftu...
Politike
9 Prill 2025, 17:20
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qe...
Politike
9 Prill 2025, 17:26
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha sot, teksa mori pjesë në inaugurimi...
Politike
9 Prill 2025, 17:22
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja tha sot në ceremoninë e pritjes së re...