Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës në Itali! Autori filipinas dëshiron tu dërgojë letër prindërve të 22-vjeçares për të kërkuar falje

Mark Samson, 23 vjeç, e pranoi se kishte vrarë me thikë ish të dashurën e tij në apartamentin e saj në Romë dhe më pas trupin e pajetë e kishte futur në valixhe. 

9 Prill 2025, 17:41 Nga E. D
Vrasja e Ilaria Sulës në Itali! Autori filipinas dëshiron tu
Ilaria Sula dhe Mark Samso

ITALI- Autori që vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sulën në Itali ka kërkuar që tu dërgojë një letër familjes së të resë për tu kërkuar falje. Këtë e ka bërë të ditur avokati Fabrizio Gallo.

"Do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias, sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment,” shprehet avokati. 

Mark Samson, 23 vjeç, e pranoi se kishte vrarë me thikë ish të dashurën e tij në apartamentin e saj në Romë dhe më pas trupin e pajetë e kishte futur në valixhe. 

Avokati Fabrizio Gallo, i cili mbron 23-vjeçarin më pas shpjegoi: “Nëse më duhet të vazhdoj mandatin tim të mbrojtjes, Mark Samson do të më garantojë se do t’u tregojë hetuesve se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, duke përfshirë edhe ndonjë bashkëpunëtor. këtë fazë ka ende shumë aspekte të kësaj tragjedie që duhen sqaruar. Gjatë bisedës në mëngjesin e sotëm, ai më dha një letër për prindërit e Ilarias, të cilët me siguri nuk do ta falin kurrë, por duan të përpiqen të shpjegojnë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij”.

 ilaria sula mark samso

Sondazh

Poll