Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg tre ish-shefat e Policisë

Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër. 

9 Prill 2025, 15:36 Nga DOSJA
EMRAT/ Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së
Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër. Gjithashtu tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill). 

 

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Po ashtu të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë. Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.

Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021.  SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

erdit hazizaj shkëlzen ruskaj dhe ervis alisinanaj

Sondazh

Poll