Aktualitet

Plagosja në Fier, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët babë e bir (EMRAT)

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" dhe po punon për kapjen e tyre.

9 Prill 2025, 14:54 Nga r.ll
Plagosja në Fier, identifikohen dhe shpallen në kërkim
foto ilustruese

FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur sot me armë zjarri në Fier. Sipas informacioneve, autorët babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, janë shpallur në kërkim. 

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" dhe po punon për kapjen e tyre.

Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa e plagosur mbeti Suzana Mernica.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Dërmënasit", në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë".

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

plagosje ne fier

Sondazh

Poll