Aktualitet

"Na kontaktojnë kur kanë materiale sekrete, u themi nëse duhet t'i publikojnë!" Analisti: Prokurori i sheh gazetarët e kronikës si rrypa trasmisioni në shërbim të SPAK

Gjatë seancës, prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve. 

9 Prill 2025, 17:32 Nga M.B
"Na kontaktojnë kur kanë materiale sekrete, u themi nëse
Bledar Maksuti

TIRANA- Analisti Andi Bushati ka bërë një postim në rrjetet sociale për sa i përket diskutimeve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Bushati shkruan se deklarata skandaloze e prokurorit për gazetarët e kronikës, që sipas tij shushati dhe gjykatësit e Kushtetueses, tregon injorancën dhe mungesën e profesionalizmit të atyre që në pak kohë nuk do të jenë më as heronjtë e fëmijëve të tyre. 

Gjatë seancës, prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve. Kjo deklaratë e Maksutit ka tërhequr vëmëndjen e kryetares së Kushtetueses Holta Zaçaj, e cila e pyeti nëse ka një bazë ose dispozitë ligjore që gazetarët duhet të marrin leje nga SPAK për të publikuar informacionet sekrete që disponojnë.

Por prokurori më tej theksoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë çështje, por vetëm detyrim morak dhe etik. Për këtë, Bushati shkruan se prokurori i sheh gazetarët si rrypa trasmisioni në shërbim të SPAK.

Postimi:

Besoj se kjo deklarata skandaloze e ketij prokurorit (para gjykatesve kushtetues që mbeten te shushatur), qe i sheh gazetaret e kronikes si rrypa trasmisioni ne sherbim te Spak-ut, me shume se arroganca ne shperfilljen e ligjit, tregon padijen, injorancen dhe mungesen e profesionalizmit te atyre qe ne pak kohe s'do te jene me as heronjte e femijeve te tyre.

andi bushati bledar maksuti

Sondazh

Poll