Bota

Lufta e tarifave Kinë-SHBA, Trump thirrje bizneseve: Është koha ideale për të zhvendosur kompanitë tuaja në Amerikë

Trump premtoi “zero tarifa”, lidhje direkte me rrjetet elektrike dhe miratime të shpejta, duke theksuar se nuk do të ketë vonesa për shkak të procedurave mjedisore.

9 Prill 2025, 14:31 Nga r.ll
Lufta e tarifave Kinë-SHBA, Trump thirrje bizneseve: Është koha
donald trump

SHBA- Pasi Kina njoftoi se po rrit tarifat për importet e produkteve amerikane në 84%, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje bizneseve të zhvendosin selitë e tyre në SHBA.

Në një postim në platformën “Truth Social”, presidenti amerikan e përshkroi situatën aktuale si “ideale” që kompanitë të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara. "Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës," shkroi ai.

Trump premtoi “zero tarifa”, lidhje direkte me rrjetet elektrike dhe miratime të shpejta, duke theksuar se nuk do të ketë vonesa për shkak të procedurave mjedisore. "Mos prit, bëje TANI!" thuhet në fund të postimit të tij.

Lufta e tarifave Kinë-SHBA, Trump thirrje bizneseve: Është koha

Kina ka vendosur tu kundërpërgjigjet tarifave të Trump me 84% tarifa për produktet e importuara amerikane nga 34% e paralajmëruar më parë. Ministria e Jashtme kineze tha se masat specifike do të hyjnë në fuqi nga 10 prilli. Njoftimi i tarifave të reja nga Kina çoi në një "ulje" të re në tregjet amerikane, me S&P 500 që ra menjëherë me 1.5%. Në të njëjtën kohë, Stoxx Europe 600 ra me 4.2%. FTSE 100 ra me 3.4%, indeksi gjerman Dax ra me 3.4%, ndërsa indeksi francez Cac 40 ra me 3.4%.

Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij  kërcënuese dhe janë gabim pas gabimi. Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti të mërkurën se Pekini do të marrë  masa "të vendosura dhe të forta"  për të mbrojtur interesat e tij pasi tarifat totale neto prej 104% mbi importet kineze në SHBA hynë në fuqi dhe i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë sjelljet arrogante dhe ngacmimet.

donald trump shba kine

Sondazh

Poll