Bota

Gjykata e Lartë e Izraelit kërkon kompromis për rastin e shkarkimit të udhëheqësit të Shin Bet, Ronen Bar

Seanca për apelimin për shkarkimin e Barrit nga Shin Bet filloi mëngjesin e djeshëm. Pas një konfrontimi mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjykata vendosi të përjashtojë publikun nga salla e gjyqit dhe vazhdoi procedurat me dyer të mbyllura.

9 Prill 2025, 09:47 Nga N.F

Gjykata e Lartë e Izraelit kërkon kompromis për rastin e

IZRAELI- Gjykata e Lartë e Izraelit të martën mbrëma i kërkoi qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm të arrinin një kompromis në lidhje me shkarkimin e shefit të Shin Bet, Ronen Bar pas një seance të gjatë dëgjimore gjatë së cilës shqyrtoi ligjshmërinë e vendimit të diskutueshëm.

“Ne po japim një afat deri pas Pashkës (e cila përfundon më 19 prill) për të gjetur një kompromis krijues”, tha presidenti i saj, gjyqtari Yitzhak Amit, përpara se të vendosë Gjykata.

Seanca për apelimin për shkarkimin e Barrit nga Shin Bet filloi mëngjesin e djeshëm. Pas një konfrontimi mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjykata vendosi të përjashtojë publikun nga salla e gjyqit dhe vazhdoi procedurat me dyer të mbyllura.

Me rrezikun e rindezjes së përçarjeve në shoqërinë izraelite, Netanyahu vendosi më 21 mars të shkarkojë Barr, duke deklaruar se ai kishte humbur të gjithë besimin tek ai. Për shkarkimin e kreut të Sigurisë së Brendshme u bënë menjëherë pesë apelime dhe Gjykata e Lartë e Izraelit kërkoi të njëjtën ditë pezullimin e zbatimit të vendimit të qeverisë.

Bazuar në vendimin e djeshëm të Gjykatës, Barr do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e tij deri në njoftimin e mëtejshëm, megjithëse i lejoi qeverisë Netanyahu të kërkonte pasardhës të mundshëm, por ndaloi çdo "shpallje emërimi".

Kryeministri izraelit e cilësoi këtë vendim si “të çuditshëm”. Qeveria ka vendosur të largojë Barr nga posti i kreut të Shin Bet më së voni deri më 10 prill. Shkarkimi i Barr kundërshtohet kryesisht nga opozita izraelite, duke e konsideruar atë si një shenjë të tendencave autoritare të Netanyahut, por edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, Gali Baharav-Miara, i cili e ka karakterizuar vendimin e qeverisë si "thelbësisht të meta" dhe "të ndotur nga konflikti i interesave personale të kryeministrit".

Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë, Barr vlerësoi se shkarkimi i tij lidhej më shumë me faktin se ai nuk iu nënshtrua presionit të Netanyahut dhe jo aftësive të tij. Në të njëjtën kohë, kreu i Shin Bet akuzoi kryeministrin izraelit se po përpiqej ta përdorte atë për të vonuar zhvillimin e gjyqit të tij për korrupsion, me Netanyahu që u përgjigj se kjo ishte një "gënjeshtër".

 

izrael shin bet bennett

Sondazh

Poll