Bota

Gjykatësi federal i kërkon Shtëpisë së Bardhë heqjen e kufizimeve ndaj Associated Press: Të lejohen gazetarët e AP-së në Zyrën Ovale

Gjykatësi Trevor McFadden, i emëruar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, vendosi që Shtëpia e Bardhë duhet t'u lejojë gazetarëve të AP qasje në Zyrën Ovale dhe avionët presidencialë derisa të shqyrtohet apelimi i agjencisë së lajmeve kundër ndalimit të vendosur ndaj saj.

9 Prill 2025, 13:56 Nga N.F
Gjykatësi federal i kërkon Shtëpisë së Bardhë
Foto ilustruese

SHBA- Një gjykatës federal në SHBA i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë heqjen e kufizimeve që kishte vendosur për Associated Press, e cila është ndaluar nga konferencat e shtypit dhe ngjarjet e ndryshme ku merr pjesë presidenti amerikan pasi agjencia e lajmeve vendosi të mos ndryshojë mënyrën se si raporton për Gjirin e Meksikës.

Gjykatësi Trevor McFadden, i emëruar nga Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, vendosi që Shtëpia e Bardhë duhet t'u lejojë gazetarëve të AP qasje në Zyrën Ovale dhe avionët presidencialë derisa të shqyrtohet apelimi i agjencisë së lajmeve kundër ndalimit të vendosur ndaj saj.

Shtëpia e Bardhë filloi të kufizojë aksesin e AP në ngjarje të ndryshme ku mori pjesë presidenti amerikan, si dhe në Zyrën Ovale dhe avionin presidencial, pasi agjencia njoftoi se do të vazhdojë të përdorë termin Gjiri i Meksikës, pavarësisht se Trump me urdhër ekzekutiv, e riemëroi rajonin Gjiri i Amerikës. Gjykatësi shtoi se vendimi i tij do të hyjë në fuqi të dielën në mënyrë që t'i jepet qeverisë amerikane kohë për të apeluar. Vendimi përfundimtar i McFadden pritet në muajt e ardhshëm.

ap trump

Sondazh

Poll