Bota

SHBA: Kina po përpiqet të rekrutojë nëpunës civilë amerikanë dhe ish-punonjës federalë

Sipas Qendrës, postimet mashtruese në internet dhe qasje të tjera kanë evoluar për të synuar individë me përvojë të mëparshme në shërbimin civil në SHBA, të cilët janë në kërkim të një pune të re.

9 Prill 2025, 14:24 Nga N.F
SHBA: Kina po përpiqet të rekrutojë nëpunës civilë
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara paralajmëruan dje se agjencitë kineze të inteligjencës po përdorin metoda mashtruese për të shënjestruar dhe rekrutuar nëpunës civilë amerikanë dhe ish-punonjës federalë. Paralajmërimi nga Qendra Kombëtare e Kundërzbulimit dhe Sigurisë erdhi mes pushimeve masive federale nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, Doge i Elon Musk.

Sipas Qendrës, postimet mashtruese në internet dhe qasje të tjera kanë evoluar për të synuar individë me përvojë të mëparshme në shërbimin civil në SHBA, të cilët janë në kërkim të një pune të re. Qendra po paralajmëron punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit federalë për këtë taktikë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për spiunazh ndaj Kinës. Zëdhënësi i ministrisë Lin Jian i quajti veprimet e SHBA-së praktika të papërgjegjshme dhe tha se Uashingtoni ishte i përfshirë në spiunazh të hapur ndërkombëtar . Reuters kohët e fundit raportoi për një rrjet kompanish të drejtuar nga një kompani kineze që po përpiqej të rekrutonte punonjës federalë të pushuar së fundmi.

shba kina

Sondazh

Poll