Politike

Qytetari i kthehet Ministres Ibrahimaj: Një qytetar që të vi në port, ju doni lekë. Rama i del në mbrojtje: Këtu nuk është bulevard

Një kamionist, teksa ka ngritur shqetësimet e tij, ka përmendur dhe një tarifë që është vendosur për çdo qytetar që futet në portin e Durrësit, që është 600 lekë. 

9 Prill 2025, 12:46 Nga I.A
Qytetari i kthehet Ministres Ibrahimaj: Një qytetar që të vi
Qytetari

DURRËS- Një takim që ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit me përfaqësuesit e transportit dhe kryeministrit Rama ka dalë jashtë skenareve. Një kamionist, teksa ka ngritur shqetësimet e tij, ka përmendur dhe një tarifë që është vendosur për çdo qytetar që futet në portin e Durrësit, që është 600 lekë. 

Ndërkohë që teksa Ministrja për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj, ka ngelur pa fjalë, ka ndërhyrë kryeminiëstri Rama, i cili ka deklaruar se porti nuk është bulevard për shëtitje. Ndërkohë që më tej Rama ka kërkuar shembuj të porteve të tjera në botë që janë pa asnjë tarifë për tu futur, qytetari i ka dhënë shembullin e Barit.    

Pjesë nga diskutimi:

Qytetari: Tani, dy shqetësime kryesore që kemi ne, me drejtorinë e Doganave, ligjet janë të përsosura po nuk i zbatojnë këta. Edhe ligji territorial në doganë. Fola me drejtorin dhe më la një takim. I dyti është zgjerimi i shesheve të trageteve për eksportin. Është urgjente. Dhe e treta është puna e policisë. Nuk na lënë dy policë gjatë ditës që të ndodhen aty që ne të përpunojmë. Na thonë hajde në orën 7.

A e di, ti zonja ministre që një qytetar i Durrësit të vijë në port do lekë ti? A e di që këtë e ke bërë me urdhër? Do lekë. Është turp të vijë një nga jashtë, futet të paguajë 600 lekë të bëjë një zhdoganim. Po transport është edhe kjo, se unë jam shofer do futem. Paguaj 600 lekë e të futem në port. Kjo s’bën sens.

Rama: Ça është kjo e 600 lekëshit për t’u futur në port?

Qytetari: Paguajnë të gjithë pa përjashtim kamionistët.

Rama: Po në fakt, këtu ky nuk është bulevard, pra nuk është si në bulevard që po i vë tarifë të ecë njëri. Këtu nuk vihet për të ecur, këtu vihet për të marrë shërbime dhe gjithë kjo infrastrukturë dhe kjo gjithë strukturë funksionon edhe mbi bazën e tarifave që mbledh dhe kështu e kanë gjithë portet e botës, nuk është puna se po bëhet vetëm këtu. Kështu qe tani nëqoftëse ti na gjen shembuj portesh të tjera..

Qytetari: Bari, në Bari asnjë lekë.

Rama: Një sekondë se po na çove në Bari ne mendojmë një çikë më larg se te Bari këtu është lule në krahasim me Barin. E them këtë se kam pasur rastin të shoh dhe Barin dhe Ankonën dhe Triesten kur jam marrë me këtë punë, atëherë kur ishte historia e scanit. Tani gjithsesi, të gjitha këto po ajo gjëja që unë 1000% , jo 100% dakord me ty, është te policia. Policia nuk mund të thotë hajde në 7 se policia është funksioni i këtyre, nuk janë këta funksioni i policisë. Nuk e kuptoj ç’do me thënë “hajde në 7”, drejtor. Policia është këtu që të garantojë që operacionet vazhdojnë pa ndërprerje dhe siç i duhet këtyre jo siç e mendon policia se kur do punojë ai. Megjithatë ajo që tha ministrja është thelbësore. Problemi ynë kryesor në mënyrë të vazhdueshme, pra, koordinimi i njësive është problem më vete Njësitë, mos të bëjmë thotë njëri “unë po bëj punën time”, tjetri “unë po bëj punën time”, ndërkohë puna për të cilën ato të dyja, apo të treja, apo të katërta janë, - është puna juaj, nuk është punë në vetvete. Se po të mos jeni ju këtu s’ka nevojë as për polici, as për doganë. Dogana është këtu se jeni ju, policia është këtu se jeni ju. Duhet të jetë në funksion të punës që bëni ju.

delina ibrahimaj edi rama

Sondazh

Poll