9 Prill 2025, 10:42
Nga N.F
Rama
TIRANË-Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Rama u shpreh se garancia europiane për fëmijët është një nismë e BE-së ndërsa theksoi se kjo është një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet Bashkimi Evropian.
Ai tha se BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans të jetë i barartë me të tjerët. Sipas tij ky program është një pasqyrë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri.
"Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.
Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët.
Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve. Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane," tha ai.
rama be
Politike
9 Prill 2025, 10:22
N.F
Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerë...
Politike
9 Prill 2025, 10:31
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujd...
Politike
9 Prill 2025, 10:04
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajona...
Politike
9 Prill 2025, 09:32
N.F
Fergus Eckersley
KOSOVË- Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve t&eu...
Politike
9 Prill 2025, 08:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...
Politike
9 Prill 2025, 08:07
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cil...
Politike
8 Prill 2025, 22:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetr...
Politike
8 Prill 2025, 22:46
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjed...
Politike
8 Prill 2025, 22:31
Valbona Davidhi
Edi Rama dhe Tom Doshi
TIRANA- Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Sk&eu...
Politike
8 Prill 2025, 22:13
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e ...