9 Prill 2025, 10:04
Nga N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se në planin evropian kanë objektivin për një Evropë më të fortë sociale.
Sipas tij një nga objektivat e tyre është që deri në 2030 të ulet numri i personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social. Ai shtoi se garancia për fëmijët është një nga programet kyç për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Gonzato theksoi se procesi i anëtarësimit kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Ai tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor.
"Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion.
Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale. Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike.
Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor," tha ai.
gonzato
Politike
9 Prill 2025, 09:32
N.F
Fergus Eckersley
KOSOVË- Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve t&eu...
Politike
9 Prill 2025, 08:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...
Politike
9 Prill 2025, 08:07
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cil...
Politike
8 Prill 2025, 22:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetr...
Politike
8 Prill 2025, 22:46
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjed...
Politike
8 Prill 2025, 22:31
Valbona Davidhi
Edi Rama dhe Tom Doshi
TIRANA- Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Sk&eu...
Politike
8 Prill 2025, 22:13
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e ...
Politike
8 Prill 2025, 22:13
M.B
Abdixhiku dhe Kurti
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në...
Politike
8 Prill 2025, 21:42
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u pyet sot nëse do të propozohej si kandidat...
Politike
8 Prill 2025, 21:00
Mine Luca
Sali Berisha
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prazantimit të kandidatëve të tij në qytetin e Lezhës ka mbajt...