9 Prill 2025, 09:32
Nga N.F
Fergus Eckersley
KOSOVË- Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Fergus Eckersley ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia. Gjatë fjalës së tij në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ai inkurajoi të gjitha shtetet që nuk e kanë njhur ende Kosovën të bëjnë këtë sa më shpejt.
“Si përkrahës i shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së fundmi të Kenias. Inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm thekson shumë faktin që ka presion tek serbët në Kosovë, janë përpjekjet e suksesshme të Kosovës për të rekrutuar policë nga komuniteti serb. Shprehim keqardhje që gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet joshumicë nuk kanë kërkuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës”, tha përfaqësuesi britanik.
Eckersley tha se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese.
“Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës në zgjedhjet paqësore komunale në periudhën e ardhshme dhe inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me Sorensenin për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese duke zbatuar plotësisht edhe marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai.
Përfaqësuesi i Britanisë i kërkoi Serbisë që të dërgojë para drejtësisë autorët e sulmeve të KFOR-it, atij në Banjskë dhe të bashkëpunojë me Kosovën për t’i identifikuar autorët sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
“I kërkojmë Serbisë që të sjell para drejtësisë gjithë ata që janë përgjegjës për sulmet e KFOR-it dhe sulmin në Banjskë dhe të bashkëpunoj për të hetuar dhe identifikuar ata që e kanë kryer sulmin në Ibër-Lepenc”.
“Duke marrë parasysh kushtet në terren që s’janë aspak të afërta me vitin 1999, kërkojmë rishikimin e rolit të UNMIK-ut për të siguruar që të vazhdojë përkrahja për stabilitet dhe siguri në Kosovë, por që reflekton botën e vitit 2025”, shtoi ai.
fergus eckersley kosova sulmi ne banjske serbia
Politike
9 Prill 2025, 08:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...
Politike
9 Prill 2025, 08:07
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cil...
Politike
8 Prill 2025, 22:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetr...
Politike
8 Prill 2025, 22:46
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjed...
Politike
8 Prill 2025, 22:31
Valbona Davidhi
Edi Rama dhe Tom Doshi
TIRANA- Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Sk&eu...
Politike
8 Prill 2025, 22:13
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e ...
Politike
8 Prill 2025, 22:13
M.B
Abdixhiku dhe Kurti
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në...
Politike
8 Prill 2025, 21:42
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u pyet sot nëse do të propozohej si kandidat...
Politike
8 Prill 2025, 21:00
Mine Luca
Sali Berisha
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prazantimit të kandidatëve të tij në qytetin e Lezhës ka mbajt...
Politike
8 Prill 2025, 20:47
M.L
Sali Berisha
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Lezha sot se nuk do që t'ia dëgjojë as emri...