Aktualitet

DETAJE nga të shtënat në Divjakë/ Konflikti nisi për shkak të pronësisë, në kërkim autori

Policia bën të ditur se shkak i konfliktit me armë mes vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie.

8 Prill 2025, 21:55 Nga E. D
DETAJE nga të shtënat në Divjakë/ Konflikti nisi
foto ilustruese

DIVJAKË- Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë. Policia bën të ditur se shkak i konfliktit me armë mes vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie. Gjithashtu është shoqëruar në komisariat njëri prej autorëve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy prej autorëve që ishin të përfshirë në sherr.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

policia

Sondazh

Poll