8 Prill 2025, 21:11
Nga M.B
Foto nga emisioni
LUSHNJE- Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen. Rabushja tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.
E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.
Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!
Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.
Nusja: Të vete të fle gjumë?
Rabushe Kërçuku: Ik!
Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?
Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.
Nusja: Nuk ke marrë asnjë?
Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.
Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.
Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.
Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori./ TV Klan
lushnje
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:07
A.Ll
Besar Nimani
GJERMANI - Gjykata e Bielefeldit ka shpallur vendimin për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani, duke e dënuar 34-vje&cced...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:03
E. D
foto ilustruese
DIVJAKË- Një sherr me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda një familje në Divjakë. Mësohet ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 20:59
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evrop...
Aktualitet
8 Prill 2025, 20:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përpla...
Aktualitet
8 Prill 2025, 20:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përpla...
Aktualitet
8 Prill 2025, 20:14
E. D
fermerja
BUTRINT- Fermerët e midhjeve të Butrintit janë futur në grevë urie, pasi nuk morën zgjedhje nga askush. Dhe vendi q&...
Aktualitet
8 Prill 2025, 20:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në emisionin e mbrëmjes së sotme ka hedhur ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 19:52
E. D
Grupi Alibej dhe Çopja
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në emisionin e mbrëmjes së ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 19:05
A.Ll
Vladimir Topjana
ITALI - Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi në mënyrë tragjike, me humbjen e jetë...
Aktualitet
8 Prill 2025, 18:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet çështje së hak...