Aktualitet

"Nuk lëvizim nga këtu, pa zgjidhur hallet tona"/ Fermerët e midhjeve të Butrintit futen në grevë urie te Ministria e Bujqësisë

Gjithashtu një prej fermereve ka treguar se askush nuk po u jep drejtim halleve të tyre. Ajo thekson se kanë vendosur të futen në grevë urie dhe nuk do të lëvizin pa zgjidhur hallet e tyre. 

8 Prill 2025, 20:14 Nga E. D
"Nuk lëvizim nga këtu, pa zgjidhur hallet tona"/
fermerja

BUTRINT- Fermerët e midhjeve të Butrintit janë futur në grevë urie, pasi nuk morën zgjedhje nga askush. Dhe vendi që fermerët e midhjeve të Butrintit kanë zgjedhur janë zyrat e Ministrisë së Bujqësisë.

Gjithashtu një prej fermereve ka treguar se askush nuk po u jep drejtim halleve të tyre. Ajo thekson se kanë vendosur të futen në grevë urie dhe nuk do të lëvizin pa zgjidhur hallet e tyre. 

"Na thanë të vijmë në datë 8 prill dhe pasi na pritën, na përcollën që të shkojmë tek Ministria e Ekonomisë. Por ne kemi vendosur të futemi në grevë dhe nuk lëvizim nga këtu, kushdo që të vijë, pa zgjidhur hallet tona", shprehet gruaja që është futur në grevë.

butrint

Sondazh

Poll