Aktualitet

Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë/ Vëllai qëllon vëllain, sherri nisi me grushte... (EMRAT)

Gjithashtu bëhet e ditur se dy vëllezërit Zarif dhe shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj të vëllait.

8 Prill 2025, 21:03 Nga E. D
Konflikt me armë brenda familjes në Divjakë/ Vëllai
foto ilustruese

DIVJAKË- Një sherr me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda një familje në Divjakë. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin. Gjithashtu bëhet e ditur se dy vëllezërit Zarif dhe shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj të vëllait.

Fatmirësisht të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu policia bën të ditur se është sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.

Vëllai tjetër Shpëtim Konja është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ose që mund të kenë dijeni. Megjithatë ende nuk janë të qarta arsyet që çuan në përplasjen mes dy vëllezërve Konja.

shpetim kolonja zarif kolonja

Sondazh

Poll