Politike

Rama viziton anijen "Amerigo Vespucci" në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes, shkëmbejnë dhurata

Pas një turi brenda anijes, Rama dhe Crosetto shkëmbyen dhurata simbolike, një akt i cili tregon lidhjet e forta midis dy vendeve

8 Prill 2025, 20:01 Nga A.Ll
Rama viziton anijen "Amerigo Vespucci" në shoqërinë e
Edi Rama dhe Guido Crosetto

DURRËS - Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, vizituan anijen historike dhe turistike "Amerigo Vespucci" të martën pasdite.

Ky moment përkon me kthimin e anijes në portin e Durrësit pas më shumë se dy vitesh mungesë. Anija do të qëndrojë e hapur për vizitorët për një periudhë prej tre ditësh, duke ofruar mundësinë për të njohur një nga anijet më të njohura dhe simbolike të marinës italiane.

"Amerigo Vespucci", e njohur për dizajnin dhe traditën e saj, është një anije shume e veçantë që ka qenë gjithmonë një simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirë marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, duke ofruar një mundësi unike për qytetarët dhe turistët që të vizitojnë këtë anije historike.

Pas një turi brenda anijes, Rama dhe Crosetto shkëmbyen dhurata simbolike, një akt i cili tregon lidhjet e forta midis dy vendeve.

Ky moment është një shenjë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, duke forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe diplomatike mes dy kombeve.

 

edi rama guido crosetto dhuratat

Sondazh

Poll