Politike

"Dhurimi i anijes  “Libra” nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje..."/ Ministri italian i Mbrojtjes: Jetojmë në kohë të vështira, kombet të bashkëpunojnë më ngushtë

Ai tha se dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura.

8 Prill 2025, 18:40 Nga E. D
"Dhurimi i anijes  “Libra” nuk përbën thjesht
Guido Crosetto

DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, gjatë fjalës së tij theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Crosetto gjithasahtu bëri thirrje që bashkëpunimi mes kombeve të jetë gjithnjë e më i ngushtë. Ai tha se dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura.

“Ky moment është i rëndësishme për ne, sepse është dëshmi konkrete e miqësie së Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë si për sa i përket ushtrisë ashtu dhe çështjeve me karakter ekonomik. Dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve tona si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura. Ne jetojmë në kohë të vështira dhe kombet duhet të ndërgjegjësohen dhe duhen të bashkëpunojmë më ngushtë. Prej ditës së sotme, do rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit”, tha Ministri i Mbrojtjes së Italisë.

guido crosetto

Sondazh

Poll