8 Prill 2025, 19:54
Nga M.B
Sali Berisha
LEZHA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Lezha se Shqipëria Madhështore realizohet pasi të largohet çdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Berisha tha se Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për t'u bërë realitet, një ëndërr dite e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë dhe e çdo shqiptari. Ai shtoi se çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj.
"Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme. Dhe ne me një shpejtësi, goditje drakoniane e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata. Të dashur miq! Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë vij sot tek ju për të paraqitur programin e Shqipërisë Madhështore, programin e Lezhës Madhështore. Vij këtu me bindjen më të thellë se, në rast se madhështia shqiptar ka një zenit, se në rast se madhështia shqiptar ka një Everest, ky zenit ky Everest është Lezha. Shekuj më parë besëlidhja ka frymëzuar dhe frymëzon lezhjanët dhe shqiptarët për fitore ndër më të pamundurat, për besim të pakufishëm tek vetja dhe Shqipëria. Ishte kjo besëlidhje që shumëfishoi si kurrë ndonjëherë forcat e shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ndaj dhe secili që mund të thotë se, kjo madhështore duket si pak e lartë, i them jo; kjo madhështore ka ekzistuar në këto troje dhe do të ekzistojë në këto troje për sa kohë ato të jenë. Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari.
Për realizimin e kësaj ëndërre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë. E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtëro të shqiptarë dhe virtyti më i arritë shpirtëror i shqiptarëve është, bamirësia e tyre, është zemër mirësia e tyre. Ndaj dhe ne kemi përcaktuar si emergjencë, paketën e dhembshurisë. Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj.
Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme.
Dhe ne me një shpejtësi, goditje drakoniane e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata.
Të dashur miq! Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme. Rroga minimale nuk do të ketë më në Shqipëri ndën 500 euro. Siguroj sipërmarrësit se shteti me uljen e taksave, jo vetëm do të bëjë që ata të mos humbasin, por përkundrazi paratë e tyre në kontot bankare të rriten dhe ata të bëjnë investime.
Miqtë e mi! Nuk mund të ecet më tutje, nuk mund të shkohet drejt madhështirë, nëqoftëse ne nuk përkrahim, nuk nxjerrim nga mjerimi qytetarët shqiptarë. Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së. Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.
sali berisha
Politike
8 Prill 2025, 19:42
Dosja
PSD dhe PD bojkotojne mbledhjen e Keshillit Bashkiak Shkoder
SHKODËR - Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ësht&eum...
Politike
8 Prill 2025, 19:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të deno...
Politike
8 Prill 2025, 19:41
E. D
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputet&eu...
Politike
8 Prill 2025, 19:20
foto nga takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të deputet...
Politike
8 Prill 2025, 19:15
A.Ll
TIRANË - Debati mbi të drejtën e votës për të burgosurit ka nisur sërish në Komisionin Qendror të Zgjed...
Politike
8 Prill 2025, 18:53
M.L
Pirro Vengu
DURRËS- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anij...
Politike
8 Prill 2025, 18:40
E. D
Guido Crosetto
DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan nisjen e bashkëpunimit mes shoqëris&...
Politike
8 Prill 2025, 18:33
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Portin e Durrësit ku edhe u nënshkruan ma...
Politike
8 Prill 2025, 18:29
E. D
Foto ilustruese
TIRANË- Pjesë të tjera të përgjimeve janë zbardhur ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet k...
Politike
8 Prill 2025, 18:22
M.B
Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme ng...