Politike

Berisha: Me takimet në Strasburg, u shkrinë të gjitha mashtrimet dhe dezinformimet e Edi Ramës dhe veglave të tij

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka falënderuar me mirënjohje disa figura kyçe të Këshillit të Europës për mbështetjen dhe angazhimin e tyre ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare, duke theksuar se ato takime pasqyruan qartë realitetin e situatës në Shqipëri.

8 Prill 2025, 13:10 Nga I.A
Berisha: Me takimet në Strasburg, u shkrinë të gjitha mashtrimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, pasi sipas tij, u shkrinë të gjitha mashtrimet dhe dezinformimet që janë përhapur nga Edi Rama dhe veglat e tij. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka falënderuar me mirënjohje disa figura kyçe të Këshillit të Europës për mbështetjen dhe angazhimin e tyre ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare, duke theksuar se ato takime pasqyruan qartë realitetin e situatës në Shqipëri. Berisha në fjalën e tij përmendi dhe anulimin e darkës zyrtare për kryeministrin Rama, që sipas tij, reflekton realitetin e regjimit të Ramës.

"Së fundmi, gjatë darkës që u shtrua, grupi parlamentar i PPE, na ftoi dhe ne ishim të nderuar të darkonim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Rusopulos dhe kryetarin e grupit parlamentar të PPE, Pablo Hispan. Tani unë këtu jam për të falënderuar me shumë mirënjohje kryetarin e grupit parlamentar të PPE për seancën që i kushtoi problemeve të Shqipërisë dhe opozitës shqiptare, zotin Pablo Hispan. Të falënderoj me mirënjohje kryetarin e grupit parlamentar të demokratëve konservatore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Zolt Nemet.

Një mirënjohje të veçantë kam për kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zoti Rusopulos. Për zëvendëspresidentin e komitetit antitorturë të Këshillit të Europës dhe ekipi që e shoqëroi atë. Për kryetarët e delegacioneve dhe delegacionet e Italisë, Greqisë, Suedisë për takimet që na rezervuan. Unë mund t’u them se me këto takime, u shkrinë të gjitha mashtrimet, dezinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion dhe u bë më e qartë se ç’përfaqëson ky person, të cilit për herë të parë në historinë dhjetëra vjeçare, ky institucion i anulon darkën zyrtare. Ia anuluan darkën zyrtare. Pra, mendoj se këto informacione desha të paraqes para jush," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll