Sport

Barça-BVB, Kovac flet për Flick: "Ai ishte ndihmësi im, tani do të përballemi në Champions League"

“Hansi është një punëtor, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin."

8 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA

Barça-BVB, Kovac flet për Flick: "Ai ishte ndihmësi im,

SPANJE - Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen nesër në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në Montjuic, por ndryshe nga faza e grupeve, këtë herë Niko Kovac do të jetë në stolin verdhezi.

Një ribashkim mes ‘nxënësit dhe mësuesit’ pasi, kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Blaugranas, te Bayern Munich në vitin 2019.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovac kishte fjalë lavdëruese për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund ta shihni se ai kishte cilësitë për t'u bërë një menaxher i mirë”, deklaroi trajneri aktual i Dortmundit.

Me Barçën në krye të La Ligës, finalistët e Kupës së Mbretit dhe në çerekfinalet e Champions League, ecuria e Flick deri tani në krye të klubit katalanas ka qenë e patëmetë.

"Jam shumë i kënaqur me atë se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin."

Dhe në ndeshjen e parë si kundërshtarë: "Do të jetë mirë, sepse kemi punuar bashkë, ai ishte ndihmësi im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin (në Champions League)".

Për sa i përket drejtimit të dhomës së zhveshjes së Barçës, Mundo Deportivo foli për modus operandi të Flick-ut, me një mënyrë të sjellshme, elegante dhe të matur në publik, por në të njëjtën kohë ai është një djalë i ashpër që ka përdorur më shumë se një herë grushtin e hekurt dhe ka ngritur zërin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll