Sport

Viktima e përdhunuar, apelon në Gjykatën e Kasacionit vendimin për Dani Alves...

Një javë pas prokurorisë së Barcelonës, e reja që akuzon Dani Alves për përdhunim, ka vendosur ta apelojë çështjen në Gjykatën e Kasacionit, pasi dënimi i futbollistit brazilian u rrëzua në apel.

8 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA

Viktima e përdhunuar, apelon në Gjykatën e Kasacionit vendimin

SPANJE - E reja që akuzon Dani Alves për përdhunim njoftoi të hënën se po apelon vendimin e gjykatës, pasi dënimi me katër vjet e gjysmë burg për ish-yllin e FC Barcelonës u anulua në apel.

Ky apel, i cili pason atë të shpallur të mërkurën nga zyra e prokurorit publik katalanas, "është paraqitur tashmë, sot", u tha gazetarëve avokatja e paditëses, Ester Garcia. 

"Nuk mund të jap arsye për këtë apel (...) Për arsye strategjike, arsyet për të cilat ne po apelojmë nuk do të bëhen publike, ndoshta më vonë, por jo tani ," shtoi ajo.

Dani Alves, i cili u dënua në shkallën e parë me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim, u shpall i pafajshëm më 28 mars nga Gjykata e Apelit të Barcelonës, e cila vuri në dukje mungesën e "besueshmërisë" së ankueses . 

Dënimi i ish-mbrojtësit të djathtë u karakterizua nga "një sërë dështimesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash" dhe nga "pamjaftueshmëri" në provat e ofruara, arsyetoi Gjykata.

Ky vendim u kritikua ashpër nga shoqatat feministe, si dhe nga disa anëtarë të qeverisë së majtë të kryeministrit socialist Pedro Sánchez.

I akuzuar për përdhunimin e të resë gjatë natës së 30-31 dhjetor 2022, në zonën VIP të një klubi nate në Barcelonë, Dani Alves ishte në lirim me kusht për një vit pasi kishte kaluar 14 muaj në burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll