Sport

Ancelotti pret shumë nga Vinicius ndaj Arsenalit: “Ai do të bëjë një ndeshje të madhe”

Tekniku italian i pyetur në konferencën për shtyp për Vinicius ka shprehur besim të plotë se ylli i Real Madridit do të zhvillojë një ndeshje të madhe ndaj “Topçinjve”.

8 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA

Ancelotti pret shumë nga Vinicius ndaj Arsenalit: “Ai do të

ANGLI - Carlo Ancelotti i ka dalë në mbështetje brazilianit Vinicius Junior për ta rikthyer në formën e tij në sfidën e sotme ndaj Arsenalit në Champions League (21:00). 

Vinicius Junior pati një natë për t’u harruar në ndeshjen e fundit të Real Madridit ndaj Valencias vikendin e kaluar. Ai humbi një penallti kur rezultati ishte 0-0, ndonëse shënoi në pjesën e dytë, megjithëse, nuk ishte i mjaftueshëm për ta evituar humbjen. 

Tekniku italian i “los blancos” është pyetur në konferencën për shtyp për Vinicius dhe ai ka shprehur besim të plotë se ylli i Real Madridit do të zhvillojë një ndeshje të madhe ndaj “Topçinjve”. 

“Nuk kam folur me të. Por e di shumë mirë se ai mund të luajë më mirë. Ai do të ketë një ndeshje të madhe sot”, ka thënë Ancelotti. 

Tutje ai u ndal për të folur edhe për të ardhmen e tij, mes shumë thashethemeve se ky është sezoni i tij i fundit në stolin e “los blancos”. 

“Nuk e di nëse ata janë të mërzitur nga unë, ndoshta, por personi më i rëndësishëm nuk është mërzitur. Ajo që mund të ndryshojë dinamikën është që personi më i rëndësishëm në klub të mërzitet me ty”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll