Sport

Jo Mancini, por ish-ndihmësi i tij Alberico Evani, është trajneri i ri i Sampdorias…

Roli i ish-trajnerit të kombëtares azzurre, Roberto Mancini, pas përfundimit të aventurës së tij në Arabinë Saudite, mund të jetë në nivelin e një këshilltari të jashtëm.

8 Prill 2025, 09:30 Nga DOSJA

Jo Mancini, por ish-ndihmësi i tij Alberico Evani, është trajneri

ITALI - Alberico “Chicco” Evani do të jetë trajneri i ri i Sampdorias. Pas një dite në të cilën thashethemet dhe emrat e kandidatëve për stolin e Sampit kanë ndjekur njëri-tjetrin, klubi ka bërë të ditur se ka zgjedhur asistentin e Roberto Mancinit në ekipin kombëtar nga viti 2018 deri në vitin 2023.

Në krah të tij në pankinë do të jetë Attilio Lombardo. Roli i ish-trajnerit të kombëtares azzurre, Roberto Mancini, pas përfundimit të aventurës së tij në Arabinë Saudite, mund të jetë në nivelin e një këshilltari të jashtëm.

Më poshtë është njoftimi zyrtar për shtyp nga Sampdoria:

"UC Sampdoria njofton se i ka besuar Alberico Evanit rolin e trajnerit në krye të ekipit të parë. Stafi i Evanit do të përbëhet, ndër të tjera, nga figurat e mëposhtme: Attilio Lombardo (asistent trajner), Angelo Gregucci (asistent teknik) dhe Paolo Bertelli (stërvitor atletik). Ata do të prezantohen dhe nisin nga puna pasditen, e të martës më 8 prill”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll