Aktualitet

“I vrasin sapo të dalin”, Artan Hoxha tregon si po zbrazen burgjet: Në qeli janë vetëm ta që kanë frikë, s’kanë ku

16 Janar 2020, 17:56 Nga DOSJA
“I vrasin sapo të dalin”, Artan Hoxha tregon si po zbrazen

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shpehur se po lirohen personazhë të fuqishëm të krimit nga burgu dhe këto lëvizje, sipas gazetarit nuk arrihen të konceptohen. I ftuar në studion e “AbcNews”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se nga qelia po dalin të gjithë ata që duan të dalin, ndërsa të tjerët nuk dalin sepse nuk duan ose kanë frikë se mos i vrasin.

“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Siç e thashë edhe dje, nga burgu po dalin të gjithë ata që duan të dalin dhe nuk po dalin ata që s’duan. Kjo sepse, ose mund t’i vrasin nëse dalin nga burgu ose dalin dhe s’kanë ku të shkojnë. Ngjarjet janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme dhe nuk arrijnë të perceptohen dot. Nuk i përceptojmë dot ne që merremi me këtë fushë e jo më opinion publik,”– tha gazetari.

Ditën e sotme është liruar nga burg Ergys Kolaveri, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për atentatin në burgun e Vaqarrit. Vetëm dy ditë më parë, u lirua i dënuari me burgim të përjetshëm, Endrit Dokle.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha endrit dokle ergys kolaveri artan hoxha endrit dokle ergys kolaveri

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 16:04

TIRANË– Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar p...