Aktualitet

Emiljano Shullazi pushohet nga puna, famëkeqi ishte punësuar si punonjës biblioteke… miku i librit ndahet nga pasioni q

16 Janar 2020, 17:40 Nga DOSJA
Emiljano Shullazi pushohet nga puna, famëkeqi ishte punësuar si

TIRANË– Emiljano Shullazi, personazhi famëkeq i botës së krimit, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë edhe shantazhin e rektorit Mynyr Koni, ka një pasion të fshehur. Siç shumë pak njerëz mund t’jua merrte mendja, Shullazi qenka punësuar si përgjegjës biblioteke në burgun 313. Lajmin e jep gazeta Tema, e cila shkruan se pas skandaleve me lirimin e një sërë kriminelëve të dënuar, përfshirë edhe xhiron e Dritan Dajtit në bllok, sot Shullazi është pushuar nga puna.

Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Ajo që vëmë bast në këtë rast është fakti se Shullazi nuk e ka marrë këtë post për më shumë privilegje apo amnistira, por për të lexuar libra. Të preferuarat tona janë « krim&ndëshkim » nga Fjodor Dostojevski, por pas nuk ngelet as libri i Albert Kamy, I huaji, ku personazhi kryesor, Merso vret arabin sepse ato ditë në plazh ishin të nxehta dhe të mërzitshme… por le t’ja lemë kohës, miku i librit tashmë është sërish larg tij.

(f.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi pasioni i shullazit per librin emiljano shullazi pasioni i shullazit per librin

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Janar 2020, 16:04

TIRANË– Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar p...