Bota

VIDEO/ 200 zjarrfikës në "luftë" me flakët, zjarri në qendrën për ndarjen e mbeturinave në Paris është vënë nën kontroll pas 5 orësh

Sipas zjarrfikësve të Parisit, zjarri i cili ka rënë në orën 19:30 dhe u frenua pak para mesnatës por do të duhen edhe disa orë që flakët, të cilat nuk kanë prekur ndërtesat përreth, të shuhen plotësisht.

8 Prill 2025, 07:31 Nga N.F
VIDEO/ 200 zjarrfikës në "luftë" me flakët, zjarri
Zjarri

PARIS- U deshën më shumë se 5 orë, 200 zjarrfikës, 60 automjete dhe dy platforma ajrore për të frenuar zjarrin që shpërtheu pasditen e së hënës në qendrën e klasifikimit të mbetjeve të riciklueshme Syctom në Paris.

Sipas zjarrfikësve të Parisit, zjarri i cili ka rënë në orën 19:30 dhe u frenua pak para mesnatës por do të duhen edhe disa orë që flakët, të cilat nuk kanë prekur ndërtesat përreth, të shuhen plotësisht. Tymi i dendur ishte i dukshëm në të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të forta zjarrfikëse, të cilat kanë tentuar të vënë nën kontroll zjarrin.

Nuk ka të lënduar, konfirmoi nënkryetari i qarkut 17, i cili u kërkoi qytetarëve të shmangin zonën për të lehtësuar përpjekjen për shuarjen e zjarrit. Sipas zjarrfikësve të Parisit, rreth 200 zjarrfikës dhe 60 makina zjarrfikëse po operojnë në vendngjarje. Për të ndihmuar në kontrollin e zjarrit, janë vendosur edhe dy platforma ajrore. Pavarësisht përpjekjeve të tyre.

Shefi i policisë Loren Nunez tha se një numër i bombolave ​​të gazit kanë shpërthyer. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, për shkak të natyrës së punës që po bëhej në godinë, ekzistonte shqetësimi se tymrat mund të ishin toksikë. Shumë në rrjetet sociale u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

zjarr ne paris

Sondazh

Poll