Bota

"Të kthehet menjëherë armëpushimi"! Lufta në Gaza, Macron në samitin e Kajros: Rendi dhe siguria të menaxhohen nga Autoriteti Kombëtar i Palestines

Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

7 Prill 2025, 20:38 Nga E. D
"Të kthehet menjëherë armëpushimi"! Lufta në
foto ilustruese

GAZA- Presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti Abdallah i Jordanisë gjatë një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar kthimin menjëherë të armëpushimit në Gaza. 

Pas punimeve të samitit të Kajros, deklarata 3-palëshe thekson se qeverisja dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë në Gaza, si dhe në të gjithë territoret palestineze, duhet të jetë ekskluzivisht nën patronazhin e një Autoriteti Kombëtar Palestinez. 

Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarëpol në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjithashtu Macron tha gjatë një vizite në Kajro të hënën se ai ishte fuqimisht kundër çdo zhvendosjeje të palestinezëve ose aneksimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Ne jemi kundër zhvendosjes së popullsisë dhe çdo aneksimi të Gazës dhe Bregut Perëndimor. Kjo do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë e të gjithë rajonit, duke përfshirë Izraelin”, tha Macron. 

Macron theksoi se grupi palestinez Hamas nuk duhet të ketë pjesë në qeverisjen e Rripit të Gazës dhe përsëriti mbështetjen e tij për një plan rindërtimi për territorin e shkatërruar nga lufta të miratuar nga Liga Arabe.

“Përshëndes këtu punën vendimtare të Egjiptit në këtë plan, i cili ofron një rrugë realiste për rindërtimin e Gazës dhe gjithashtu duhet të hapë rrugën për qeverisjen e re palestineze në enklavën e udhëhequr nga Autoriteti Palestinez”, citohet të ketë thënë ai.

emmanuela macron

Sondazh

Poll