Bota

Trump kërcënon Kinën me tarifa të tjera shtesë: Nëse nuk tërheq tarifat 34% për importet e mallrave amerikane Uashingtoni do të përgjigjet...

Trump akuzoi Pekinin për tarifa historikisht të larta, shtresa të paligjshme jomonetare, subvencione të parregullta biznesi dhe manipulim masiv të monedhës me kalimin e kohës.

7 Prill 2025, 18:21 Nga E. D
Trump kërcënon Kinën me tarifa të tjera shtesë:
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi të ashpër kërcënoi se nëse Kina nuk tërhiqet nga tarifat e vendosura prej 34 %, atëherë Uashingtoni do të përgjigjet me tarifa shtesë prej 50% për mallrat kineze. Trump akuzoi Pekinin për tarifa historikisht të larta, shtresa të paligjshme jomonetare, subvencione të parregullta biznesi dhe manipulim masiv të monedhës me kalimin e kohës.

Siç theksoi ai, këto veprime përbëjnë një abuzim kronik të sistemit tregtar amerikan dhe nuk mund të mbeten më pa përgjigje. Gjithashtu, ai bëri të ditur se çdo takim apo negocim i planifikuar me Kinën anulohet menjëherë, ndërsa bisedimet përkatëse me vendet e tjera që kanë shprehur interesin përkatës do të fillojnë menjëherë.

"Pavarësisht paralajmërimeve të mia, do vend që hakmerret kundër SHBA-së me tarifa shtesë, në krye të abuzimeve ekzistuese, do të përballet me sanksione të reja dhe të rritura ndjeshëm tregtare," tha Trump.

 

kina shab donald trump

Sondazh

Poll