7 Prill 2025, 19:21
Nga A.Ll
Hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria Sulës vijojnë
ITALI - Ndërsa hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria Sulës vijojnë, avokati i nënës së Marc Samsonit, i akuzuar për kryerjen e krimit, ka dalë publikisht për të bërë një deklaratë në emër të familjes së të arrestuarit.
Avokati Paolo Foto, duke folur për mediat pasi doli nga komisariati, theksoi se prindërit e Marc-ut janë të tronditur dhe të mbushur me ndjesi faji për atë që ka ndodhur.
“Prindërit e djalit janë të shkatërruar nga pikëllimi dhe mosbesimi, ende të tronditur e të frikësuar. Ata kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka që ka ndodhur”, u shpreh avokati.
Sipas tij, aktualisht nuk është kërkuar asnjë masë sigurie për nënën e Markut, por ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të viktimës. Prokuroria, theksoi ai, po ndjek çështjen me kujdes dhe nuk përjashtohet mundësia e kërkesave të mëtejshme për sqarime apo masa ligjore.
“Jemi të gatshëm për çdo sqarim. Nuk ka prova direkte deri tani që të implikojnë nënën në mënyrë aktive, por hetimet janë ende në zhvillim,” shtoi Foto.
Ndërsa për babain e Marc-ut, avokati deklaroi se ai është i huaj për faktet dhe nuk ka patur asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë në ngjarje. “Ka shumë gjasa që të mos merret as në pyetje në ditët në vijim,” përfundoi ai.
vrasja e ilarias itali flet avokati i vrasesit
Aktualitet
7 Prill 2025, 18:46
A.Ll
Ceremonia mortore e Ilarias
TERNI, ITALI - Mbi tre mijë persona janë mbledhur në rrugët e qytetit të Ternit në një proce...
Aktualitet
7 Prill 2025, 18:39
Zjarri ne Pogradec
POGRADEC - Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një magazinë e vog&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 18:36
M.B
Foto ilustruese
MALI I ZI- Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetoj&...
Aktualitet
7 Prill 2025, 18:32
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të pyllit me pisha në fshatin Veterrik, Nj&...
Aktualitet
7 Prill 2025, 18:08
E. D
Flamur Sula
ITALI- Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në ...
Aktualitet
7 Prill 2025, 17:49
E. D
foto ilustruese
PASHTRIK- 27-vjeçari që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, është gjetur pas...
Aktualitet
7 Prill 2025, 17:26
E. D
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës, ku si pasojë ...
Aktualitet
7 Prill 2025, 17:07
E. D
Vladimir Topjana
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Vladimir Topjanës në Itali. Bëhet...
Aktualitet
7 Prill 2025, 17:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të...
Aktualitet
7 Prill 2025, 16:58
M.B
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar vizitë urimi Kryepeshkopit Joan Pelushi
TIRANA- Bordi i Presidencës së K...