Aktualitet

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut dhe nuk u kthye më në banesë, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Bëhet e ditur se Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

7 Prill 2025, 17:49 Nga E. D
Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut dhe nuk u kthye
foto ilustruese

PASHTRIK- 27-vjeçari që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, është gjetur pas shumë orësh pa shenja jete. Bëhet e ditur se Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Gjithashtu babai i të riut, Riza Lleshi teksa kërkonte në mal humbi gjurmët dhe u gjetën pak para se të gjendej trupi i pajetë i 27-vjeçarit. Po ashtu ai ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

pashtrik ajet lleshi

Sondazh

Poll