Aktualitet

Kërkon të votohet në një sondazh/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Kujdes, mesazhi që po shpërndahet në Whatsapp është mashtrues

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bën me dije se mesazhi që po shpërndahet kërkon të votohet në një sondazh.

7 Prill 2025, 17:03 Nga M.B
Kërkon të votohet në një sondazh/ Autoriteti Kombëtar
Foto ilustruese

TIRANA- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesë nga një mesazh që po shpërndahet së fundmi në Whtasapp. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bën me dije se mesazhi që po shpërndahet kërkon të votohet në një sondazh. AKSK thekson se ky mesazh është mashtrues.

"Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues", shkruan Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

whatsapp

Sondazh

Poll